Një super jaht mahniti para disa ditësh pushuesit në gjirin e Sarandës duke nxitur kuriozitetin për pronarin e tij.
Ndërkohë që janë publikuar pamjet e jahtit, emri i pronarit është mbajtur i fshehtë, qoftë edhe për shkaqe sigurie, ndërsa autoritetet kanë pohuar se do ta bëjnë publike pasi jahti të largohet nga Shqipëria.
Por, raporton të ketë zbuluar se jahti i përket një supër miliarderi britanik, i quajtiar Philip Green.
Jahti ka emrin “Lionheart” dhe ka një vlerë rreth 150 milionë euro.
Ai ka ardhur në masa të rrepta sigurie në Shqipëri dhe ka fikur transmetuesit deri sa ka dalë nga ujërat tona.
Aktualisht jahti ndodhet në ujërat e detit tirren duke iu drejtuar Napolit, shkruan Albeu.com.
Philip Green është pronari i Arcadia Group, e cila ka në pronëri një seri firmash të tjera të veshjeve si Burton, Dorothy Perkins, Evans, Miss Selfridge, Topman, Topshop, Wallis and the out of toën chain Outfit.
Kompania ka bazë në Londër dhe numëron gjithsej 2 500 dyqane në të gjithë botën me rreth 45 000 të punësuar me një xhiro vjetore rreth 3.5 miliardë euro.
Pronari i jahtit që ishte këto ditë në Sarandë mban titullin “sir” dhe njihet si Sir Philip Green.
Pasuria e tij përllogaritet në rreth 6.5 miliardë euro dhe është gjithashtu pronari i një charteri privat.