Loading…

Zbulohet se çfarë do të sjellë Rusia në Serbi me 17 shkurt

  • 13/02/2020 | 11:41

Zbulohet se çfarë do të sjellë Rusia në Serbi me 17 shkurt

Dje Presidenti serb Aleksandar Vucic kishte njoftuar se po përgatiten për vizitën e Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, që do “të sillte diçka” sipas Vucic, mirëpo e kishte refuzuar ta thotë se çka. Tani mediat serbe njoftojnë se bëhet fjalë për armatimin e kontraktuar për ta blerë nga Rusia prej qeverisë serbe, transmeton Gazeta Metro.


Të njëjtin njoftim e bëri edhe Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko dje në intervistën me median ruse Sputnik siç kishte bërë edhe Presidenti serb Vucic.

Vucic ishte krenuar me marrëdhënien e mirë me Rusinë dhe e kishte vlerësuar ministrin e mbrojtjes rus Shoygu si mik i madh dhe i vërtetë i Serbisë. E me të do të arrijë edhe bateria e parë e artilerisë së mbrojtjes kundërajrore Pancir C1 të blerë nga Serbia shkruan gazeta Vecernje Novosti.

Gazeta shkruan se marrëveshja për një bateri ishte arritur vitin e kaluar, e mediat ruse kanë shkruar se afati për dorëzimin e segmentit të parë të është pjesa e dytë e muajit shkurt.

Serbia dhe Rusia vitin e kaluar janë afruar edhe më shumë pas nënshkrimit të anëtarësimit në Unionin Ekonomik Euro Aziatik. Stërvitjet ushtarake të mbajtura në shtator në Serbi ishin pika kulmore e bashkëpunimit vitin e kaluar ku për herë të parë Rusia kishte dërguar jashtë shtetit të sistemit rus raketor S-400.

Përveç Pancir C1, Serbia pret edhe dërgesën e gjithsej 30 tankeve T-72, si pjesë e marrëveshjes së ushtarako teknike të arritur mes Putin dhe Vucic. Serbisë ju janë dorëzuar gjatë vitit 2019’të edhe autoblinda ushtarakë vëzhgues BRDM 2 MS, si dhe helikopterë Mi-35 të cilët konsiderohen si arritje e madhe të teknologjisë luftarake ajrore./gazetametro.net

Vucic: Me 17 shkurt Rusia do të sjellë diçka në Beograd

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë