Loading…

Zbulohet se cili është qyteti më i mirë për të jetuar, siç pritej pandemia ndikoi në përzgjedhje

  • 09/06/2021 | 18:05

Zbulohet se cili është qyteti më i mirë për të jetuar, siç pritej pandemia ndikoi në përzgjedhje

Auckland në Zelandë të Re është zgjedhur nga si qyteti më i mirë për të jetuar, në renditjen vjetore që ka ndryshuar mjaft pas pandemisë së koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Hulumtimi i Economic Intelligence Unit ka vlerësuar 140 qytete sipas faktorëve që përfshinin stabilitetin, infrastrukturën, edukimin dhe qasjen në kujdes shëndetësor.

Por megjithatë pandemia ishte faktori kryesor në listën e këtij viti.

Kjo ndikoi që qytetet europiane ranë më poshtë në listë derisa ata në Australi dhe Zelandë të Re u ngritën në renditje.

Këto shtetet ishuj kanë reaguar më shpejt ndaj shpërthimit të koronavirusit dhe ja dolën të pakësojnë rastet dhe të zbusin kufizimet.

Bashkimi Europian nisi ngathtë fushatën e vaksinimit dhe shumë shtete kanë imponuar kufizime të ashpra që kanë ulur vlerësimin e tyre në këtë listë.

Auckland në Zelandë të Re i printe listë e ndjekur nga Osaka në Japoni, Adelaide në Australi, Welllington në Zelandë të Re po ashtu, e ndjekur në vend të pestë nga kryeqyteti i Japonisë, Tokio.

Vjena që i printe listës me vite të tëra këtë herë nuk ja ka dalë të hyjë në 10 më të mirat. 8 qytete europiane kanë rënë nga 10 qytetet më të mira për të jetuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë