Loading…

Zbulohet se në Leposaviq falsifikohen pijet alkoolike

  • 01/12/2016 | 14:24

Zbulohet se në Leposaviq falsifikohen pijet alkoolike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq dhe ka arritur të zbulojë një fabrikë e cila dyshohet se në të në mënyrë të kundërligjshme ky person ka bërë përpunimin, distribuimin dhe prodhimin e pijeve të falsifikuara.

Ky zbulim është bërë pas një bastisje që ka realizuar policia e Kosovës në tri lokacione në Leposaviq: një në fshatin Branoviqe dhe dy të tjera në fshatin Leshak.

Në Branoviq, siq njofton edhe policia përmes një komunikate për media është identifikuar laboratori, ndërsa në Leshak është identifikuar një depo dhe një hapësire banesore. Nga këto vende policia thotë se ka sekuestruar material të provave të cilat do të përdoren për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore, transmeton gazetametro.net.

Në vendngjarje policia ka gjetur pajisjet (makinerinë) ilegale për prodhimin dhe mbushjen e pijeve alkoolike, ambalazhë për mbushjen e pijeve të ndryshme alkoolike, një sasi të shumtë të etiketave për pije të ndryshme alkoolike, kapak për mbyllje të shisheve, si dhe ambalazhe për paketimin dhe distribuimin e mëtejmë.

Të gjitha veprimet e mëtejme hetimore lidhur me sekuestrimin dhe procedimin e provave të mbledhura do të zhvillohen nga hetuesit e njësisë përkatëse të hetuesve rajonalë të Drejtorisë së Policisë të Mitrovicës veri, në konsultim me prokurorin e Shtetit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë./gazetametro,net

pijet-e-falsifikuara

pijet-falsifikuara

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë