Loading…

NATO’ja e përcolli çdo hap të ushtrisë serbe pas arrestimit të Djuricit

  • 09/04/2018 | 14:43

NATO’ja e përcolli çdo hap të ushtrisë serbe pas arrestimit të Djuricit

Në kohën kur Marko Djuric u arrestua në Kosovë, dhe krerët shtetërorë të Serbisë raportohet se po shqyrtonin mundësinë e një operacioni ushtarak në Kosovë, NATO’ja duket se nuk ka ndenjur duarkryq, përcjellë GazetaMetro.net


Mediat serbe shkruajnë se ditën e arrestimit të Djuricit, në territorin e Serbisë nga kufiri me Rumaninë është futur një fluturake pa pilot.

Sipas një burimi të gazetës serbe Kurir brenda strukturave të sigurisë në Serbi, kjo ishte një fluturake e NATO’s, aleancës ushtarake të ngarkuar për të mbrojtur Kosovën.

Prej ditës kur u arrestua Djuric, fluturakja është parë disa herë në territorin e Serbisë.

Ajo është parë edhe në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, duke fluturuar shumë ulët, ndërsa vlerësohet se misioni i saj ka qenë të përcjellë lëvizjet e ushtrisë serbe.

Hyrjet e fluturakes në territorin e Serbisë, sipas këtij burimi, janë ndërprerë vetëm pasi Serbia ngriti avionët, që kaluan përmbi Luginën e Preshevës.

“Sapo Djuric u dërgua në Prishtinë, kreu shtetëror po mendonte që në rast të shpërthimit të dhunës, të ngrinte gatishmërinë e ushtrisë për luftë. Sipas planit, pjesëtarët e ushtrisë dhe njësiteve speciale të policisë do të vendoseshin përgjatë kufirit administrativ dhe do të intervenonin në rast se shiptarët do të përpiqeshin të merrnin veriun e Kosovës”, ka thënë ky burim i Kurir.

“Në të njëjtën kohë, nga Rumunia është vërejtur hyrja e një flutarakeje pa pilot. Ajo ka lëvizur përgjatë autostradës (serbe) në lartësi prej 800 metra, në mënyrë që t’i ikte radarëve të sistemit kundërajror. Flutarkja për herë të parë është vërejtur në afërsi të Beogradit”, përcjellë GazetaMetro.net

Në 4 ditët e ardhshme ajo fluturake është parë edhe disa herë, ndërsa më 28 mars është parë në thellësi të territorit serb.

“Interesante është se pikërisht më 28 mars janë ngritur 2 aeroplanë luftarakë tonë. Patrullimi i tyre  përfshinte edhe fluturimin mbi Bujanovc e Preshevë. Fluturimi i fluturakes pa pilot në hapësirën ajrore serbe u ndalua menjëherë pasi u ngrit aviacioni ynë. Nuk përjashtohet mundësia që aeroplanët tanë të jetën ngritur pikërisht për të rrëzuar atë fluturake”, ka thënë burimi.

Në njërin prej fluturimeve fluturakja kishte hyrë nga drejtimi i Bosnje e Hercegovinës.deri te kufiri me Bosnje e Hercegovinën.

“Me siguri drejtimi i fluturimit të fluturakes ka qenë prej bazës Devesel në jug të Rumanisë deri në aeroportin e Tuzlës. Ajo bazë përndryshe është nën patronazhin e NATO’s”, ka thënë ky burim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë