Loading…

Zbulohet unaza e lashtë që besohet se shëronte dhimbjen e kokës

  • 10/11/2021 | 12:56

Zbulohet unaza e lashtë që besohet se shëronte dhimbjen e kokës

Një unaza e lashtë ari që besohej se kuronte dhimbjen e kokës të shkaktuar nga pija është zbuluar në Yavne, Izrael. Unaza, e cila peshon 5.11 gram me një gur të purpurt u gjet në një kantinë vere dhe besohet se daton që nga shekulli 17-të por mund të jetë dhe më e vjetër.


“Personi që zotëronte unazën ishte i pasur dhe mbajtja e xhevahirit tregonte statusin dhe pasurinë e tyre. Unaza të tilla mund të mbahen si nga burrat ashtu edhe nga gratë.”, tha eksperti Amir Golani.

Guri në unazë është ametist, i përmendur në Bibël si një nga 12 gurët e vendosur në parzmoren ceremoniale të Kryepriftit.

Ndër fuqitë e shumta që i atribuohen gurit është parandalimi i dhimbjes së kokës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë