Loading…

Zbuloi detaje për qendrën ku u torturua e moshuara në Pejë: ‘Zhduket’ ish-menaxherja, lindin dyshime

  • 02/11/2022 | 21:08

Zbuloi detaje për qendrën ku u torturua e moshuara në Pejë: ‘Zhduket’ ish-menaxherja, lindin dyshime

Sot doli në media një video, ku një e moshuar torturohet në një nga qendrat për kujdes ndaj të moshuarve në Pejë, e menjëherë pas kësaj, ish-menaxherja Viola Sahatçiu, në rrjetin social Facebook shkroi se, pikërisht vet ajo muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga kjo qendër, gjoja sipas sajë për shkak të “parregullsive” dhe “jo profesionalizmit”, shkruan Gazeta Metro.


“Qendra e të moshuarve ‘Orenda’, Qendër e cila nga fillimi u hap për t’gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve. Pa rregullsi jo profesionalizëm, pa kujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha unë menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve. Sot doli një përfaqësim i keqmenaxhimit dhe keqtrajtimit hierarkik në atë vend. Ato infermjere janë vetëm një reflektim i vogël. Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dal dhe të mbaj konferencë për media për tu distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mua kjo mu duk shumë absurde pasi aty ka edhe kamera. Ajo qendër është një ëndërr e bukur zvicerane me realitetin e hidhur shqiptar e cila duhet të mbyllet sa më parë!”, kishte shkruar Sahatçiu në Facebook.

Por pas postimit, Sahatiçiu është zhdukur nga rrjeti social Facebook.

E Gresa Pozhegu, një qytetare nga Gjakova, në rrjetin social Facebook ka ngritur disa pyetje dhe dyshime.

Madje ajo i ka bërë thirrje ish-menaxheres që të ndihmojë më shumë në këtë rast.

“Viola, a te kercenun a? Pse e largove kete postim? Cka din ti ma shume se qytetaret, arsyet pse qenka hap kjo Qender? Mbasi ka qene kjo sjellje c’njerezore ose dhuna e ushtruar ndaj atyre pacientave arsyeja qe ti ke jap doreheqje prej asaj pozite, pse nuk e ke denoncu rastin tek organet kompetente?Reflektim i kujt jane ato infermiere? VIOLA, kontributi per shoqerine vjen nga shume sfera. Per te miren e njerezve perreth teje nuk duhesh me hesht, as me u frikesu por duhesh me e ngrit zanin. QU VIOLË, NDIHMONA EDHE NEVE”, shkroi Pozhegu në Facebook.

Kujtojmë se sot doli në media një video, ku shihet se infermieret në qendrën për përkujdesin ndaj të moshuarve, “Orenda” në Pejë, torturonin një të moshuar, e cila del të jetë nëna e dëshmorit Taulant Nura.

Në lidhje me rastin tani më janë arrestuar infermieret e dyshuara./gazetametro.net

 

‘Torturimi i të moshuarës në Pejë’: Reagon ish-menaxherja, ajo qendër duhet të mbyllet sa më parë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë