Loading…

Zbuloi qytetin nëntokësor duke renovuar shtëpinë

  • 26/12/2016 | 22:09

Zbuloi qytetin nëntokësor duke renovuar shtëpinë

Jo rrallëherë aksidentalisht janë zbuluar kasolle e shtëpi në brendi të një pylli, apo në ndonjë vend tjetër ku nuk kalohet shpesh andej. Shumë zbulime të njohura tani janë bërë pa qenë në dijeni për ekzistencën e tyre, apo mënyrën se si që do t’i kryenin punë njerëzimit.


Gazetametro.net sjellë disa fotografi të një qyteti të lashtë nëntokësor, i cili u zbulua nga një person që po rregullonte shtëpinë e tij.

Qyteti është shumë i madh, ndodhet në afërsi të fshatit Derinkuyu në Turqi. Ky qytet nëntokësor mendohet është ndërtuar rreth 3 mijë vjet më parë, edhe pse studiuesit ende nuk kanë arritur ta argumentojnë se kur është ndërtuar saktësisht, nga kush dhe pse.

Qyteti u zbulua rastësisht nga një banor lokal në vitin 1963 i cili po rregullonte muret e bodrumit të tij, dhe duke gjurmuar pa një dhomë që nuk e kishte parë më herët, e cila e qon në një labirint nëntokësor.

206555-1000-1456906142-1
Ky qytet kishte edhe një punishte ku kutivohej vera.
206405-1000-1456906142-7
Hulumtuesit janë të mendimit se korridoret nëntokësore mund të shkojnë shumë më thellë, megjithatë, madhësia e saktë e tyre mbetet e panjohur.
207055-1000-1456906142-22
Turistët mund ta vizitojnë vetëm një pjesë të qytetit, e cila është më e sigurt dhe nuk rrënohet!
206655-1000-1456906142-8
Besohet se banorët e këtij qyteti kanë qenë krishterë, duke u bazuar në kryqin që e hasën në shumë pjesë të qytetit!
206905-1000-1456906142-2
Qyteti është harruar pothuasje mbi 1000 vjet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë