Mbretëresha Elizabeta II ishte e rrezikuar nga një atentat në vitin 1983 gjatë një vizite të saj në SHBA tregojnë dokumentat e Byrosë Federale (FBI), transmeton Gazeta Metro.
FBI ka lëshuar një grumbull dokumentash për mbretëreshën pasi ndërroi jetë gjatë vitit të kaluar. Përmbajtja e dokumentave lidhet me vizitën që e kishte bërë ajo në SHBA.
Në njërën nga dokumentet e publikuara tregohet se si FBI ishte e shqetësuar nga disa kërcënime të organizatës të famshme Ushtria Republikane Irlandeze (IRA).
Informacioni për një kërcënim të tillë kishte ardh nga një oficer policie në San Francisco. Sipas një dosje, oficeri ishte frekuentues i një pubi irlandez në atë qytet ku një person ia kishte shpalosur planin e atentatit. Sipas policit, personi i cili planifikonte atentatin donte të hakmerrej pasi që vajza e tij ishte vrarë nga një plumb gome në Irlandën Veriore.
Kërcënimi ishte bërë me 4 shkurt të vitit 1983, një muaj para se Elizabeta ta vizitonte Kaliforninë sa bashku me burrin e saj princ Filipin.
Sipas dokumentit, personi në fjalë planifikonte ta kanoste mbretëreshën duke lëshuar objekte të rënda nga ura Golden Gate momentin kur ajo do të kalonte me jahtin mbretëror Britannia ndër të. Skenari tjetër ishte plani që ajo të kanosej kur të vizitonte parkun nacional Yosemite.
Si kundër përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve, shërbimet sekrete ndaluan pjesëmarrjen e këmbësorëve në urën e Golden Gate mometin kur kalon jahti mbretërorë. Masa të ngjajshme parandaluese janë ndërmarë edhe në parkun Yosemite.
FBI nuk ka publikuar informacione sa i përket arrestimeve. Dosja prej 102 faqesh është publikuar në Vault, faqja informative e FBI të hënën./gazetametro.net