Loading…

Zbuloni sa vite mbush sot këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Greta Koci

  • 26/09/2022 | 17:29

Zbuloni sa vite mbush sot këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Greta Koci

Prej disa vitesh, qarkullon në rrjet shprehja që këngëtarja Greta Koçi është gjithmonë 16 vjeç. Kjo pasi ajo ka dalë në skenë shumë e vogël dhe praktikisht është rritur me publikun.


Kështu që edhe vetë Greta kur bëhet fjalë për këtë frazë e merr gjithmonë me të qeshur.

Sot ajo feston ditëlindjen dhe mbush plot 31. Në këtë mënyrë ka marrë shumë urime dhe në pamundësi për t’u përgjigjur të gjithëve, ka postuar një story ku falenderon Zotin për gjithçka ka dhe në veçanti fansat për urimet.

“Në këtë ditëlindje dua vetëm të falenderoj Zotin që jam dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Ps. Flm dhe juve që më uroni. Tek video e fundit që kam publikuar do të lexoj të gjitha urimet me shumë dashuri”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që Greta tashmë është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë