Pozita jo e natyrshme e një blloku gjigant prej graniti në maje të kodrës, të njohur si Nui Da Bia, në Vietnamin qendror, e ka tërhequr vëmendjen e dr. Semir Osmanagicit, transmeton Gazeta Metro.
Pasi ka vizituar lokacionin, ai është bindur se është më se e sigurt se fjala është për bllokun e granitit më të madh në botë, i cili qëndron vertikalisht dhe i cili është i vënë aty.
Masën e ka 170.000 tonelata. Një bllok më i vogël i granitit multitonik është ngritur në lartësinë prej 76 metrash dhe është vënë në majën e saj.
Për çfarë civilizimi parahistorik është fjala, i cili ka mundur të zhvendosë e të ngritë blloqe të tilla graniti në maje të malit?
/gazetametro.net