Loading…

Zbutet Albin Kurti: Posti i Kryeministrit për mua nuk është kusht për koalicion me LDK’në

  • 25/08/2019 | 16:59

Zbutet Albin Kurti: Posti i Kryeministrit për mua nuk është kusht për koalicion me LDK’në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për herë të parë ka deklaruar se posti i Kryeministrit për të nuk është kushti kryesor i një koalicioni parazgjedhor në mes LDK’së e VV’së, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka thënë se ai kurrë nuk ka thënë se me çdo kush dëshiron që të jetë ai të garon nga koalicioni LDK-VV për postin e Kryeministrit.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se me çdo kusht duhet të jem unë. Asnjëherë nuk e kam thënë një gjë të tillë. Le të merremi vesh çka po duam, pastaj merremi vesh për emrat”, tha Kurti për RTV Dukagjini.

Kurti po ashtu ka thënë se pavarësisht nëse shkojnë ose jo në koalicion me LDK-në, Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Mirëpo, do të ishte mirë që ne të bëjmë një koalicion parazgjedhor me LDK-në, në mënyrë që zgjedhjet t’i fitojmë para zgjedhjeve. Në këtë mënyrë gara e subjekteve të tjera do të ishte për vendin e dytë”, tha Kurti./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë