Loading…
Zbutet Haradinaj, ul pazaret rreth taksës 100%
  • 23/01/2019 | 08:03

Zbutet Haradinaj, ul pazaret rreth taksës 100%

“Taksa mund të mbetet përgjithmonë”. “Taksën e kishim hequr sot, po të kishim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje”. “Taksën e heqim nëse BE-ja na ofron një Kapitull të tregtisë së lirë dhe reciprocitet me Serbinë”.

Janë këto disa nga deklaratat e kryeministrit Haradinaj për të njëjtën çështje, të shpalosura në një konferencë për media të martën, pak orë pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky i fundit nuk ka thënë asnjë fjalë për taksën, për të cilën SHBA-ja ka kërkuar pezullim të menjëhershëm, në mënyrë që t’i jepet shans arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj del se e ka ulur pazarin për heqjen e taksës.

Prej kërkesës për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje të ndërsjellë me Serbinë, kryeministri është lëshuar tek reciprociteti dhe tregtia e lirë me Serbinë, ku pjesë e pakos do të ishte dhe suspendimi i taksës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë