Loading…
Zbutet Korea Veriore: Trump cakton takim interesant në Vietnam me diktatorin Kim Jong Un
  • 10/02/2019 | 10:53

Zbutet Korea Veriore: Trump cakton takim interesant në Vietnam me diktatorin Kim Jong Un

Vietnami është vendi dhe armiku i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të tajohen dy liderët Donald Trump dhe Kim Jong Un. Por pse pikërisht në Vietnam, tregon Gazeta Metro.


Një nga arsyet e takimit janë logjistike dhe të sigurisë. Të tjerat janë mesazhe diplomatike që Presidneti i Amerikës Donald Trump po dëshiron ti japë ish armiqëve në Lindjen e Largët se ai ka marrëveshje për të arritur me ta e jo të thelloj armiqësi.

Presidenti Donald Trump tha të premten se diplomatët amerikanë kishin pasur një “takim shumë produktiv” me zyrtarët e Koresë së Veriut, ndërsa njoftoi se samiti i tij i radhës me udhëheqësin e Penianit, Kim Jong Un, do të mbahej në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

“Përfaqësuesit e mi sapo kanë dalë nga Koreja e Veriut, pas një takimi shumë produktiv dhe është caktuar një datë për Samitin e dytë me Kim Jong Un. Takimi do të zhvillohet në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, më 27 dhe 28 shkurt”, tha Trump në Twitter.

“Unë pres që të shoh Kryetarin Kim & avancimet e bëra në drejtim të paqes në rajon”, tha ai. Më parë këtë javë, Trump njoftoi datat për samitin e dytë me Kim dhe tha se do të mbahet në Vietnam, por qyteti nuk ishte zbuluar.

Stephen Biegun, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Korenë e Veriut, mbajti tri ditë bisedime në Penian, për t’u përgatitur për samitin, tha të premten Departamenti i Shtetit. Ai tha se Biegun kishte rënë dakord me homologun e tij Kim Hyok Chol të takoheshin përsëri përpara samitit.

Në bisedimet e tyre në Penian, nga e mërkura deri të premten, Biegun dhe Kim Hyok Chol “diskutuan për avancimin e angazhimeve të Presidentëve Trump dhe Kim, në samitin e Singaporit, drejt denuklearizimit të plotë, transformimit e marrëdhënieve SHBA-DPRK dhe ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Gadishullin Korean”, ka lajmëruar Departamenti.

Deklarata e saj, e cila i referohej Koresë së Veriut me akronimin për emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë, nuk dha asnjë shenjë të ndonjë përparimi në bisedime. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë