Loading…

Zëdhënësi i AAK’së për protestën e sotme: Protesta e VV’së nga analfabetët e Kurtit, për ta tërhequr vëmendjen nga skandali i Martin Berishajt

  • 31/01/2023 | 17:05

Zëdhënësi i AAK’së për protestën e sotme: Protesta e VV’së nga analfabetët e Kurtit, për ta tërhequr vëmendjen nga skandali i Martin Berishajt

Zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili përmes një postimi në Facebook ka thënë se në protestë u panë ata përkrahësit deluzional të kryeministrit Kurti.


“Në shesh sot i pamë ata përkrahësit deluzional të Kurtit. Ata që kanë mbet pa u rahatu në kapjen e shtetit. Me protestë pa e ditë arsyen e protestës, me gabime dhe ironikisht duke e përqafuar tezen e Kurtit se shqiptarët janë analfabetë, dolën analfabetët e Kurtit”, ka shkruar Xhemaili

Ai ka thënë se mashtrimet e Kurtit tash shihen si të vërteta vetëm nga ata që janë të verbër ndaj realitetit.

“Kjo është një përpjekje e mjerë e Kurtit për ta tërhequr vëmendjen nga skandali i Martin Berishajt me protestë koti në shesh. Kurti, ky udhëheqës i kapluar nga vetëdashnia e buzë greminës, vret te gjitha qendrimet e veta. Mashtrimet e Kurtit tash shihen si të vërteta vetëm nga ata që janë të verbër ndaj realitetit”, ka përfunduar Xhemaili.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë