Loading…

Zëdhënësi i PDK’së i reagon VV’së: Kërcënoi Kushtetuesen e Policinë, të njëjtën sot po e bëjnë me mediat

  • 23/05/2020 | 18:13

Zëdhënësi i PDK’së i reagon VV’së: Kërcënoi Kushtetuesen e Policinë, të njëjtën sot po e bëjnë me mediat

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për reagimet e kësaj partie ndaj medieve, të cilat Bytyçi i quan kërcënime, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka cilësuar se nuk duhet çuditur me sulmet e VV’së ndaj medieve, pasi që sipas tij, njëjtë ka ndodhur edhe me Kushtetuesen, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur të shtetit.

Me këtë rast zëdhënësi I PDK’së e quan VV’në parti ekstreme, duke shtuar se ky subjekt fillimisht ka sulmuar sistemin në emër të çkapjes, e më pas institucionet në emër të demokracisë, ndërsa nëfund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës.

Postimi i plotë:

“Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit.

E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës.

Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë