Loading…

Zëdhënësi i PDK’së: Paranoja e Kurtit, SHBA’ja po e përgatit një ‘kurth politik’ për Qeverinë e tij

  • 08/08/2022 | 15:33

Zëdhënësi i PDK’së: Paranoja e Kurtit, SHBA’ja po e përgatit një ‘kurth politik’ për Qeverinë e tij

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu ka komentuar sërish ‘qëndrimet’ e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me rastin e fundit në veriu e Kosovës, e që ka të bëjë me target dhe dokumentet për hyrje daljet dhe mbështetjen e SHBA-së për këto veprime.


Sipas tij Kurti me paranojën e tij, qasjen miqësore dhe shumë të dobishme të SHBA-së ndaj Kosovës që u pa edhe në rastin e fundit në veri, mund ta kuptoj si përgatitje të një ‘kurthi politik’ për të nga amerikanët.

“Ai dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’. Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së dhe Kurtit tash e shumë vite për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë”, ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar se SHBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës, por Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët.

“Shqiptarët thonë për tutcanin nuk ka hajmali. A ka ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmoj qeveritarët e sotëm?”, ka pyetur ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë