Loading…

Zëdhënësi i PDK’së: Presidenti serb ‘qyqan’, Kurti ‘drague’

  • 12/08/2022 | 15:05

Zëdhënësi i PDK’së: Presidenti serb ‘qyqan’, Kurti ‘drague’

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Faton Abdullahu, u ka bërë një analizë deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vucic, pas tensioneve në fund të korrikut në veri, shkruan Gazeta Metro.


Një deklaratë e kryeministrit Kurti dhënë për një media italiane se “rrezikojmë luftë” ka bërë bujë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës.

Abdullahu i PDK’së thotë se “ne jemi viktimë” dhe Kryeministri duhet të flasë si viktimë që mbrohet e jo “që sulmon”.

Ai shkruan se presidenti serb vazhdon të viktimizohet “thuajse Kosova do ta sulmojë nesër”. Sipas Abdullahut, Kurti po e bën të kundërtën.

“Edhe pse në raport me Kosovën Serbia ka ushtri, territor, popullsi, ekonomi e çdo gjë tjetër më të madhe e më të fortë, Vuçiq viktimizohet, thuajse se Kosova do ta sulmoj nesër. Duket se Kurti nuk e ka kuptuar këtë drejtë. Krejt të kundërtën e bën Kurti “azgan”. Ai vazhdon me përpjekjen që të lë përshtypje për opinionin brenda dhe jashtë, sidomos brenda se tash ky ka me ja “tregu qejfin” Serbisë”, shkruan Abdullahu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë