Loading…

Zëdhënësi i Qeverisë: Marrëveshja finale me Serbinë mund të arrihet brenda mandatit të kësaj Qeverie

  • 30/12/2021 | 10:09

Zëdhënësi i Qeverisë: Marrëveshja finale me Serbinë mund të arrihet brenda mandatit të kësaj Qeverie

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se marrëveshja me Serbinë mund të kryhet brenda mandatit të kësaj qeverie, shkruan Gazeta Metro.


Ai kë thënë se Kurti është deklaruar për këtë qëndrim por që kjo nuk varet vetëm nga Kosova.

“Ka gatishmëri nga ana jonë që të marrim pjesë në takimet, ftesat nga ndërmjetësuesi në kuadër të këtij procesi. Nuk është diçka që varet nga Republika e Kosovës. Megjithatë kryeministri Kurti ka deklaruar se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme mund të ndodh përgjatë mandatit të tij, i cili përkon edhe me mandatin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me mandatin e administratës së Bashkimit Evropian”.

Tutje, Kryeziu kë thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje por vetëm me njohje reciproke dhe në dobi të qytetarëve.

“Ne kemi gatishmëri për të marrë pjesë por gjithmonë duke i ruajtur parimet tona në një marrëveshje e cila duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe me një marrëveshje e cila është në dobi të qytetarëve para së gjithash”.

Kryeziu ka thënë se Qeveria Kurti po e trajton me seriozitet diaolgun për dallim nga qeveritë pararake.

“Ne e kemi trajtuar dialogun me seriozitet duke thënë se duhet përgatitje e nevojshme. Nuk ka mjaftuar asnjëherë qasja e qeverive të kaluara ku kanë deklaruar se e kanë prioritet por në mungesë të përgatitjeve kanë shpërfaqur një lloj mosserioziteti ndaj një teme e cila megjithatë është shumë e rëndësishme. Dhe kjo qeveri duke u nisur nga këto premisa ka ndërtuar një qëndrim dhe qasje të qartë sa i përket dialogut dhe këtë do ta përcjell edhe gjatë viteve të radhës”.

Për fund, Kryeziu ka thënë se nuk mund të ketë asocioacion njëetnik në një shoqëri multietnike dhe se për këtë ka edhe një vendin të Gjykatës Kushtetuese.

“Intensiteti i procesit të bisedimeve me Serbinë nuk përcaktohet vetëm nga Kosova. Për tema të cilat do të diskutohen për gjatë këtij procesi duhet të ketë pajtueshmëri nga të dyja palët. Sa i përket Asociacionit të Komunave, në një shoqëri që në shtyllë të saj ka karakterin multietnik dhe për të cilin ka një interpretim të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të ketë Asociacion një etnik”, ka thënë ai në Sytë 7. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë