Loading…

Zëdhënësja e kryeprokurorisë bullgare: Sipas një dëshmitari, një i mbijetuar është zhdukur

  • 25/11/2021 | 11:25

Zëdhënësja e kryeprokurorisë bullgare: Sipas një dëshmitari, një i mbijetuar është zhdukur

44 trupa u gjetën në vendin e përplasjes së autobusit, pavarësisht pretendimeve se të paktën 45 njerëz vdiqën në aksident, tha zëdhënësja e kryeprokurorisë bullgare, Siika Mileva.


“Kështu është matematika e thjeshtë që kemi të dhëna se në autobus ishin 52 pasagjerë. Ne gjetëm 44 kufoma, 7 persona, 4 burra dhe 3 gra u shtruan në spital. Enigma e madhe mbetet – ku është personi i tetë? Ne punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun. Mund të jetë edhe një deklaratë e papërshtatshme nga një dëshmitar okular”, tha Mileva.

Siç shpjegoi ajo, një nga të mbijetuarit deklaroi kategorikisht se 8 persona u shpëtuan.

Kryehetuesi Sarafov e interpreton këtë dukuri si mundësi që njëri nga pasagjerët e autobusit të ketë kaluar në njërin nga tre autobusët e tjerë që ishin me atë të djegur.

“Për momentin është një enigmë për ne, por do të jetë objekt hetimi”, tha Sarafov, njofton Alsat-mk.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë