Loading…

Zëdhënësja e VV’së i kundërpërgjigjet ashpër Shpend Ahmetit

  • 10/05/2018 | 19:43

Zëdhënësja e VV’së i kundërpërgjigjet ashpër Shpend Ahmetit

Gjatë fjalimit të tij si kryetar i partisë së re, Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti thumboi Albin Kurtin duke thënë se anëtarët e PSD nuk kanë nevojë të vishen keq e të duken të varfër për t’i bindur të tjerët se janë më të kualifikuar se sa që në të vërtetë janë.


Ndaj fjalimit të Ahmetit ka reaguar zëdhënsja e VV’së, Tinka Kurti, e cila ka thënë se Shpend Ahmeti është i pasinqertë.

Kurti ka thënë se Ahmeti shitej si neutral gjatë kohës kur VV u përça, ndërsa tani del si kryetar i PSD.

“Nëse hiqesh si neutral por ke shumë qejf të bëhesh kryetar, a je neutral apo veç i pasinqertë?”, ka shkruar Kurti në rrjetin socal, Facebook. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë