Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, tha se kryeministri Kurti ndodhet mes presionit vendor dhe ndërkombëtar për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksander Lumezi, shkruan Gazeta Metro.
Zeka, përmendi rastin e shkarkimit të kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës, duke thënë se me këtë vendim ishin shokuar diplomatët perëndimor.
Ndërsa shton se ata e kishin porositur Kurtin që të merrej me premtimin elektoral: ”Shkon Lumezi, vjen Elezi.”
‘’ Vendet perendimore e kishin keshilluar Kurtin qe te merrej shume seriozisht me premtimin elektoral: “Shkon Lumezi – vjen Elezi”. Madje, nje diplomat i nivelit te larte nga Brukseli tha qe “Lumezi duhet te ndiqet penalisht, dhe te ktheje mbrapshte ne bugjetin e Kosoves te gjitha parat qe i ka marre me diplome falce”! Ky diplomat deklaroi qe nje prokuror i ri duhet te merret edhe me grupin hetues te kesaje çeshtje, te cilen e ngriti Enver Hasani, ish Kryetar i Gjykates Kushtetuese’’, shkroi Zeka.
Ai tutje tha se pritet publikimi i përgjimeve telefonike të Lumezit, dhe mesazhet telefonike që e implikojnë atë në vepra të rënda.
Tutje Zeka tha se qytetarët nuk i harrojnë premtimet elektorale që Kurti iu dha para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ky është postimi i plotë:
‘’ Albin Kurti perpara presionit vendor dhe nderkombetar per shkarkimin e Lumezit
Diplomatete perendimor kishin ngelur te shokuar diten kur u publiku vendimi per shkarkimin e Valdete Dakes, kryetare e KQZ-se. Askush nuk e kishte pritur nje veprim te tille nga dysheja Kurti-Osmani. Vendet perendimore e kishin keshilluar Kurtin qe te merrej shume seriozisht me premtimin elektoral: “Shkon Lumezi – vjen Elezi”. Madje, nje diplomat i nivelit te larte nga Brukseli tha qe “Lumezi duhet te ndiqet penalisht, dhe te ktheje mbrapshte ne bugjetin e Kosoves te gjitha parat qe i ka marre me diplome falce”! Ky diplomat deklaroi qe nje prokuror i ri duhet te merret edhe me grupin hetues te kesaje çeshtje, te cilen e ngriti Enver Hasani, ish Kryetar i Gjykates Kushtetuese.
Per ta bere procesin me te lehte per largimin e Lumezit, po flitete qe brenda nje kohe te shkurter do te publikohen pergjime telefonike te Lumezit, si dhe mesazhe telefonike, te cilat e impikojne Kryeprokurorin “ne vepra te renda”!
Per opinionin vendor dhe nderkombetar eshte e njohur qe “vjedheja” e telefonit te Kryeprokurorit nuk ishte akcidentale. Lumezi ishte emruar ne kete poste te larte nga ana e Hashim Thaçit pikerisht per t’i luftuar dhe shantazhuar kundershtaret e tij politik.
Deklaratate e Ministres te Drejtesise se gjoja Lumezi do ta qoje mandatin deri ne funde, jane vetem fasade, prapa se ciles qendron nje e vertete krejte ndryshe.
Ne kushtete normale, nje Kryeprokuror i goditur publikisht nga nje kryeminister gjate fushates elektorale, do te jepte doreheqeje. Lumezi nuk e ka bere kete, sepse nuk ka se çka me humbe, perpos kasolles nga kashtelat e kalbura, e cila do rrexohet shume shpejte.
Nese Albini i ka harruar premtimet elektorale, qytetaret nuk i harrojne ato.’’/gazetametro.net