Loading…

Zeka: Dy rrugë i ka Kurti, ose ka me shku në shpi ose ka me pranu Asociacionin

  • 17/06/2021 | 19:24

Zeka: Dy rrugë i ka Kurti, ose ka me shku në shpi ose ka me pranu Asociacionin

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan Philip Kosnett, që bëri thirrje për formimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Metro.


Zeka, tha se nëse kryeministri Albin Kurti, nuk pranon që asociacioni të formohet, atëherë ai do shkoj në shtëpi.

Ai tha se pa ambasadorët e QUINT’it nuk ishte bërë Qeveria e Kosovës, ashtu siç janë bërë edhe Qeveritë e reja.

‘’Dy rrugë i ka Albin Kurti, o ka me shku në shpi, o ka me pranu asociacionin.’’

Tutje Zeka tha edhe nëse Kurti i ka 110 deputetë, nëse nuk pranon asociacionin apo çkado që i servohet nga Brukseli dhe Washingtoni, atëherë do shkojë në shtëpi.

Kujtojmë se Kurti sot është pyetur në lidhje me krijimin e asociacionit për të cilin tha se nuk është e mundur të ndodhë, pasi nuk parashihet as me kushtetutë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë