Deputeti nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka, ka reaguar pas lajmit se Gjykata Speciale ka ftuar ish-komandantit e UÇK’së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.
Zeka i ka dalur në mbrotje ish-komandantit Remi pas ftesës nga Gjykata Speciale, duke thënë se shumë shpejt pritet të mbyllet kjo dramë dhe të mos dënohen djemtë e Kosovës për krimet e të tjerëve, njofton gazetametro.net.
Po ashtu deputeti Zeka ka kujtuar momentin kur është takuar në qershor të vitit 1999 për herë të parë me ish-komandant Remi, ku sipas tij ishte një “djal i pucitur me veshje dhe mbi të gjitha në tru”.
Postimi i plotë:
Ka qene data 14 ose 16 qershor 1999. Ne Kolovice, sebashku me Jakup Krasniqin, Sabit Veselin (tashme i ndjere), Bajram Kosumin e disa te tjere, per here te pare po e takoja Remin.
Figura e tij mu lidh me tregimin e gjyshit tim per Azem Galicen, qe duke u nisur nga bemat e tij, e perfytyronin njeri te madh, po kur e takonin shtangeshin nga lartesia e trupit, qe nuk ishte i atyre permasave çfare ishte vizatuar ne fantazin e trurit te njeriut.
Remi ishte djale i pucitur ne veshje dhe mbi te gjitha ne tru. Qe nga ajo kohe jemi takuar dhe e kam pasur te ftuar edhe ne emisionin Parrotlla.
Nje diçka nuk do ta harroje kurre. Kur e arrestoi UNMIK u, me pate thene: Çdo gje qe kane bere ushtaret neper Zona, pergjegjesine duhet ta marrim ne komandantet e zonave.
Po te degjoheshin mendjet sikur ato te Rrustem Mustafes-Remit lidhur me procesin e pergjegjesive te luftes, jam i bindur se nuk do te vinte puna kurre deri te krijimi i Gjykates Speciale.
Por, tani Kosova eshte para nje akti te kryer, jo vetem sa i perket kesaj Gjykate, por edhe shume proceseve te tjera. Prandaj e vetmja gje qe ngelet eshte qe te presim me durim deri ne mbylljen e kesaj drame, qe shpresoj te mos i denoje djemte per krimet e te tjereve../gazetametro.net