Loading…

Zeka: Vështirësitë në ekonomitë e Kosovës, pasojë e ndryshimit të qeverisjeve

  • 20/02/2021 | 09:35

Zeka: Vështirësitë në ekonomitë e Kosovës, pasojë e ndryshimit të qeverisjeve

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës Arian Zeka ka thënë se të gjitha vështirësitë në ekonominë e Kosovës janë krijuar si pasojë e ndryshimit të shpeshtë të qeverisjeve.

Sipas tij është shumë e rëndësishme që Kuvendi të konstituohet sa më shpejtë, të krijohet Qeveria e re dhe fokus të jetë zhvillimi ekonomik.

“Besoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe Kuvendi të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur por në të njëjtën kohë edhe të krijohet qeveria e re e cila do të reflektonte edhe rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, është më se e nevojshme që nga dita e parë e qeverisë së re dhe fokusi i saj të jetë në zhvillimin ekonomik por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme e që lidhen në njërën anë ose tjetrën me zhvillimin ekonomik”, theksoi Zeka.

Sipas tij, nëse qeveria e re fillon të zbatoj premtimet e dhëna për arritjen e një zhvillimi ekonomik, atëherë shpresat tek qytetarët do të rriten.

“Ajo çfarë mund të themi është se tash kemi shumë zotime nga ana e partive, sidomos atyre që kanë marrë besimin e qytetarëve për të formuar institucionet e reja, nëse ato zotime fillojnë të zbatohen menjëherë që nga ditët e para të qeverisë së re atëherë natyrisht që shpresat për qytetarët do të ekzistojë edhe presim që të hapen mundësi të reja edhe të hapet një perspektivë e re e zhvillimit ekonomik dhe social. Do të ishte mirë që qeveria e re të merrte në konsideratë këto rrethana të reja që janë krijuar pas shpërthimit të pandemisë, të shfrytëzonte ato, dhe në anën tjetër të ndikonte me masat e saj ose me politikat e saj edhe me ndryshimin e strukturës së saj”, ka thënë Zeka./EO

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë