Loading…

Zelensky kërkoi sërish heqjen e vizave Shengen për rusët

  • 13/08/2022 | 12:20

Zelensky kërkoi sërish heqjen e vizave Shengen për rusët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje edhe një herë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’u refuzojnë vizat qytetarëve të Rusisë, duke deklaruar se blloku nuk duhet të bëhet “një supermarket ku mund të hyjë kushdo”.


Zelensky tha se kërkesa nuk vlen për rusët që kanë nevojë për ndihmë, sepse ata “rrezikojnë lirinë ose jetën e tyre duke kundërshtuar politikat e presidentit rus Vladimir Putin”.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e shtetit terrorist të mos përdorin viza Shengen”, shpjegoi i pari i shtetit ukrainas.

Theksojmë se Estonia është bërë shteti i parë evropian që u ka ndaluar rusëve që të kalojnë pushimet në vendin baltik.

“Duhet ta kuptoni se vetëm 10 për qind e popullatës ruse udhëtojnë jashtë vendit – e ata janë me qëndrim në Moskë dhe Shën Petersburg”, tha kryeministrja estoneze, tha Kaja Kallas.

Ndryshe, Inteligjenca britanike ka njoftuar se dy ura në Kherson janë jashtë funksionit dhe kjo do t’ia vështirësojë punën forcave ruse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë