Loading…

Zelensky kërkon prej zyrtarëve që të mos zbulojnë taktikat ushtarake kundër Rusisë

  • 12/08/2022 | 11:07

Zelensky kërkon prej zyrtarëve që të mos zbulojnë taktikat ushtarake kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej zyrtarëve të vendit që mos të flasin publikisht për taktikat ushtarake kundër Rusisë.


Në një video-mesazh të enjten, Zelensky iu drejtua ashpër komandantëve ushtarakë dhe zyrtarëve shtetërorë.

“Sa më pak detaje konkrete të jepni për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për zbatimin e atyre planeve të mbrojtjes”, tha Zelensky.

“Duhet të ndjeni përgjegjësinë tuaj për çdo fjalë që thoni për atë që përgatitet shteti ynë në mbrojtje apo kundërsulm. Rregulli i përgjithshëm është i thjeshtë: nuk është koha për kotësi dhe deklarata me zë të lartë”, pohoi ai.

Vërejtjet e Zelensky vijnë pasi një komandant i lartë ukrainas foli gjerësisht për planet për të liruar qytetin jugor të Khersonit nga forcat ruse deri në fund të vitit.

Në një intervistë, gjeneralmajor Dmytro Marchenko foli për operacionet e Ukrainës për të çaktivizuar urat përgjatë lumit Dnipro të përdorura nga forcat ruse për të rifurnizuar njësitë e tyre në Kherson.

Zelensky nuk e përmendi emrin Marchenko në video-adresimin, por zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thanë se hetimet për “një oficer të lartë ushtarak” ishin duke u zhvilluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë