Mbi 600 mijë persona në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë gjatë natës, bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton Gazeta Metro.
Sipas BBC-së, sulmet goditën infrastrukturën energjetike në Kiev dhe rajonin përreth, si dhe në Kharkiv. Në kryeqytet, tre persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia lëshoi 39 raketa dhe 128 dronë, prej të cilëve u rrëzuan katër raketa dhe 115 dronë.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte shënjestruar objekte energjetike dhe komunikimi që, sipas saj, përdoreshin nga ushtria ukrainase. Moska gjithashtu pretendoi për rrëzimin e 902 dronëve ukrainas gjatë natës në disa rajone të Rusisë./gazetametro.net