Loading…

Zelensky mesazh rusëve: Do të vriteni një nga një

  • 02/10/2022 | 09:32

Zelensky mesazh rusëve: Do të vriteni një nga një

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar rusët se “do të vriten një nga një, për sa kohë që Vladimir Putin, i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës, është në pushtet.


“Derisa të zgjidhni të gjithë problemin e atij që e nisi të gjithën, që nisi këtë luftë të pakuptimtë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, do të bëheni kokë turku, sepse nuk e pranoni që kjo luftë është një gabim historik për Rusinë”, tha ai gjatë mesazhit të tij të përnatshëm.

Volodymyr Zelensky siguroi gjithashtu se ushtria ukrainase, e cila tani kontrollon qytetin e rëndësishëm strategjik të Limanit, do të rimarrë javën e ardhshme dhe qytete të tjera në rajonin e Donetskut, të cilat Moska i aneksoi të premten.

“Gjatë javës, flamuj të rinj ukrainas u valëvitën në Donbas”, që përfshin provincën Donetsk, tha presidenti ukrainas. “Do të ketë më shumë javën e ardhshme.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë