Loading…

Zelensky për kundërofensivën: Nuk është film, por rusët po e ndjenjë

  • 02/06/2023 | 19:51

Zelensky për kundërofensivën: Nuk është film, por rusët po e ndjenjë

Volodymyr Zelensky tha se nuk bëhet fjalë për film pasi u pyet se kur do të fillojë kundërofensiva e shumëpritur ukrainase – e cila duket se po merr formë.


Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin estonez, Alar Karis në Kiev, udhëheqësi ukrainas pohoi “se ky nuk është një film. Është e vështirë për mua të them se si do ta shihni kundërsulmin”.

Lideri ukrainas deklaroi se “gjëja kryesore” me kundërsulmin është “se Rusia e sheh atë, dhe jo vetëm që e sheh atë, por edhe e ndjen”.

“Sidomos po flasim për ato trupa që kanë pushtuar territorin tonë”, shtoi ai, “De-okupimi i territoreve tona është qëllimi i kundërofensivës”.

Sulmet ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë janë shtuar gjatë muajit të kaluar teksa afrohet kundërofensiva e forcave ukrainase.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë