Loading…

Zelensky: Rusia do na e kthejë mbrapsht çdo gjë që ka marrë

  • 28/05/2022 | 23:06

Zelensky: Rusia do na e kthejë mbrapsht çdo gjë që ka marrë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në adresimin e tij të përnatshëm për kombin ukrainas, se koha deri në çlirimin e plotë të vendit është gjithmonë e më pranë dhe se është vetëm çështje kohe përpara se Ukraina të rimarrë gjithçka që i është pushtuar nga Rusia.


“Ukraina do të marrë gjithçka mbrapsht nga Rusia. kjo është diçka që as nuk vihet në diskutim. Është vetëm çështje kohe. Çdo ditë, koha deri në çlirimin tonë shkurtohet. Gjithçka që bëjmë është për këtë qëllim”, është shprehur Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se situata në Donbas mbetet e vështirë, veçanërisht në zonat e Severodonetsk, Lysychansk, Bakhmut dhe Popasna.

Zelensky tha se forcat ruse shkaktuan goditje barbare në rajonin e Sumy duke përdorur raketa dhe mortaja. Ai iu referua gjithashtu sulmit rus të së shtunës në Mykolaiv, i cili goditi një zonë banimi 20 metra larg një kopshti fëmijësh, duke vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë.

Ai tha se forcat ruse po pengojnë ukrainasit që të evakuojnë rajonin Kherson.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë