Loading…

Zelensky: Rusia po kryen gjenocid ndaj ukrainasve

  • 20/05/2022 | 08:14

Zelensky: Rusia po kryen gjenocid ndaj ukrainasve

Rusia është përfshirë në një “përpjekje të qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë të jetë e mundur ukrainas”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në video-fjalimin më të fundit gjersa akuzon Moskën se po kryen gjenocid.


Ai tha gjithashtu se forcat ruse e kishin kthyer rajonin e Donasit, ku aktualisht janë të përqendruara trupat e tyre, në “ferr” gjersa kishin vrarë “shumë” njerëz në rajonin Chernihiv.

“Në Donbas, pushtuesit po përpiqen të rrisin presionin. Aty është ferr dhe ky nuk është një ekzagjerim”, pohoi i pari i shtetit ukrainas.

“Bombardimet brutale dhe absolutisht të pakuptimta në Severodonetsk… 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në vetëm një ditë. Bombardimet dhe granatimet e qyteteve të tjera, sulmet ajrore dhe raketore të ushtrisë ruse – e gjithë kjo nuk është vetëm një armiqësi”, shtoi ai.

Kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas, deklaroi 44-vjeçari.

“Kjo do të cilësohet si gjenocid ndaj popullit ukrainas, për të cilën pushtuesit do të dalin para drejtësisë”, tha në fund ai.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe mbrëmë me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë