Loading…

Zelensky: Situata në vijën e parë të frontit është ‘jashtëzakonisht akute’ veçanërisht në Donetsk

  • 28/01/2023 | 09:10

Zelensky: Situata në vijën e parë të frontit është ‘jashtëzakonisht akute’ veçanërisht në Donetsk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në front mbetet “jashtëzakonisht akute”, veçanërisht në rajonin lindor të Donetskut.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zelensky tha se forcat ruse nuk po sulmonin vetëm pozicionet ukrainase, por gjithashtu po shkatërronin qytetet dhe fshatrat përreth tyre.

Zelenskyy raportoi beteja të mëdha për Vuhledar, në jugperëndim të Donetsk, dhe Bakhmut, në verilindje dhe tha se në rajonin e Donetsk, Rusia po shton ofensivën.

Rajoni ka qenë dëshmitar i luftimeve të ashpra duke përfshirë beteja rreth qytetit të Bakhmut.

Qyteti ka rëndësi simbolike si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën, megjithëse analistët ushtarakë perëndimorë thonë se ka pak rëndësi strategjike.

Në fillim të kësaj jave, Ukraina konfirmoi se kishte tërhequr trupat e saj nga qyteti i vogël i minierave të kripës, Soledar, i cili ndodhet në veri të Bakhmut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë