Loading…

Zelensky viziton zonat e përmbytura nga shkatërrimi i digës së Kakhovka

  • 08/06/2023 | 15:47

Zelensky viziton zonat e përmbytura nga shkatërrimi i digës së Kakhovka

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka vizituar rajonin jugor të Kherson për ta parë situatën nga afër pas përmbytjeve që pasuan shkatërrimin e digës së Nova Kakhovka, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Telegram, Zelensky ka thënë se gjatë vizitës janë diskutuar çështje të rëndësishme si analizimi i katastrofës, evakuimi i popullsisë nga zonat e përmbytura si dhe ndërhyrja e shpejtë në mënyrë që të dilet nga situata emergjente.

Zelensky gjithashtu shprehu shqetësim për mungesën e përkrahjes pas shkatërrimit të digës. Kjo vizitë vjen pas konfirmimit se nga përmbytja ka dhe viktima, raporton DW.

Ai shtoi se situata në zonat e okupuara të Khersonit janë katastrofike. Sipas tij forcat okupatore ruse kanë braktisur njerëzit në kushte të frikshme ku kanë mbetur të ngujuar në çatitë e shtëpive, pa ujë dhe pa ndihmë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë