Loading…

Zemaj apelon qytetarët t’i ndryshojnë sjelljet: Maska, distancë dhe higjienë, nuk kemi rrugë tjetër

  • 22/11/2020 | 22:21

Zemaj apelon qytetarët t’i ndryshojnë sjelljet: Maska, distancë dhe higjienë, nuk kemi rrugë tjetër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka apeluar qytetarët të ndryshojnë sjelljet karshi përballjes me pandeminë, duke thënë se nuk ka rrugë tjetër përpos respektimit të masave, shkruan Gazeta Metro.


Zemaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë disa fotografi nga vizita në spitalin e Gjilanit, prej ku ka pasur edhe një apel.

“Virusi vdekjeprurës do ndalur. Me maskë, distancë dhe higjienë, aktualisht s’kemi rrugë tjetër. Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritashme, sepse, duam rezultate tjera!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, për Gjilanin, u konfirmuan edhe 19 raste të reja pozitive me Covid 19. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, numri i pacientëve me virus është 68, ndërsa nga personeli shëndetësor 50 janë pozitiv me Covid 19 dhe në vetizolim janë 8 mjekë.

Megjithatë, pacientët në çdo kohë dhe për çdo shërbim, kanë nevojë dhe duan trajtimin e duhur.

Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar.

Përgëzoj menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për përkushtimin dhe punën që bëhet këtu, për qytetarët tanë. Mos u ndalni, ju lumtë!

Virusi vdekjeprurës do ndalur. Me maskë, distancë dhe higjienë, aktualisht s’kemi rrugë tjetër. Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritashme, sepse, duam rezultate tjera!./gazetametro.net

Gjatë 24 orëve të fundit, për Gjilanin, u konfirmuan edhe 19 raste të reja pozitive me Covid 19. Në Spitalin e…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, November 22, 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë