Loading…

Zemaj mesazh Vitisë: Uroj të mos përsëriten gabimet e para një viti, izolimi shkatërron

  • 05/04/2021 | 13:20

Zemaj mesazh Vitisë: Uroj të mos përsëriten gabimet e para një viti, izolimi shkatërron

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me masat e reja për pandeminë e koronavirusit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Zemaj, tha se praktika e cila ishte vënë në funksion para një viti nga Qeveria Kurti, rezultonte me pak shtretër, pak respirator, mjete mbrojtëse, dhe kështu sot është e pamundshme të aplikohet e njëjta praktikë.

Ai shtoi se vendimmarrja për izolim edhe të pjesshëm madje, do thellonte përkeqësimin e gjendjes.

‘’ Vendimmarrja për izolim qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

Mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me involvim energjik të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë’’, shkroi Zemaj.

Ky është postimi I plotë:

‘’ Menaxhimi i pandemisë me hapje të kontrolluar të jetës sociale dhe ekonomike, kërkon bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta me të gjithë akterët ligjor si dhe qytetarët për menaxhimin efikas të parandalimit dhe luftimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid 19.

Praktika e sprovuar para një viti e izolimit te qeverise 50 ditëshe te Kurtit kur shëndetësia vetëm jepte raporte, me mundësi të kufizuara testimi, pak shtretër, pak respiratorë, me pak mjete dhe pajisje mbrojtëse , me resurse humane të limituara, dhe mungesës së gjithëpërfshirjes për frontin e përbashkët, sot është e pabesueshme që të aplikohet e njëjta metodë.

Vendimmarrja për izolim qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

Mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me involvim energjik të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë.

Përvoja njëvjeçare me virusin, na ka dhënë mësime të duhura. Uroj të mos të përsëriten gabimet e para një viti! Izolimi shkatërron.

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!’’/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë