Loading…

Zemaj në konferencë godet VV’në: Ata të cilët po këshillojnë izolim total, dolën vet nga izolimi me tubime masive

  • 01/08/2020 | 15:32

Zemaj në konferencë godet VV’në: Ata të cilët po këshillojnë izolim total, dolën vet nga izolimi me tubime masive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë të detyruar të ashpërsojnë masat, si shkak i situatës aktuale me Covid-19. Sipas tij, ditët e fundit sektori i gastronomisë nuk ka respektuar asnjë nga rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.


Zemaj pas vizitës në Qendrës Klinike Universitare, tha se kanë qenë të vetëdijshëm që pas lirimit të masave do të rritet numri i rasteve me koronavirus.

Ai ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, që sipas tij nëse Kosova do të kthehet në izolim të plotë, pavarësisht rezultateve, mirëqenia e qytetarëve do të dëmtohej.

“Menaxhimi i pandemisë në izolim total dhe menaxhimi i pandemisë në hapje, janë dy gjëra totalisht të largëta, dhe këtë e dinë të gjithë. Edhe ata që po këshillojnë për izolim të plotë edhe ata, të cilët menjëherë pas izolimit dolën publikisht me tubime masive. Sigurisht nëse sot vendosim të kthehemi në atë izolim do të kishim rezultate të menjëhershme, signifikante, dhe populliste. Menaxhimi dhe kontrollimi do të ishte më i lehtë, dhe ideal për poenë politikë. Por sa do të dëmtonte kjo këto dimensione jetike të mirëqenies së jetës së qytetarëve? Sigurisht që menaxhimi dhe kontrollimi do të ishte shumë i lehtë”, tha Zemaj.

Ndër të tjera, Zemaj të shtunën para gazetarëve ka deklaruar se pavarësisht gatishmërisë dhe bashkëpunimit, dje dhe pardje janë përballur me realitet jo të mirë, ku gastronomia përkundër rekomandimeve, nuk ka respektuar asnjërën nga to.

“Unë isha vetë dëshmitarë nga terreni, gjithashtu kam marrë informata nga inspektorët në terren, por kam marrë edhe me mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar, që në shumicën e qendrave të Kosovës kemi grumbullim të njerëzve të cilët nuk respektojnë asnjërën nga masat e vendosura. Përballë kësaj situate ne jemi të detyruar që të ashpërsojmë masa”, ka shtuar ai.

Ministri Zemaj tha se sistemi shëndetësor mezi po arrin të menaxhojë gjendjen e tanishme, për këtë sipas tij nuk do të lejojnë që të rëndohet edhe më tej gjendja me Covid-19.

Përditësimi i situatës me COVID-19.

Përditësimi i situatës me COVID-19.

Posted by Gazeta Metro on Saturday, 1 August 2020

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mar[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë