Loading…

Zemaj: Nga e hëna fillon licencimi i laboratoreve private për testime serologjike dhe atyre molekulare

  • 01/08/2020 | 18:03

Zemaj: Nga e hëna fillon licencimi i laboratoreve private për testime serologjike dhe atyre molekulare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga e hëna fillon licencimi i laboratoreve private për testime serologjike dhe atyre molekulare, shkruan gazeta Metro.


Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare

“Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare!”, ka shkruar Zemaj.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të ashpërsohen masat pas rritjeve të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët.

“Por, pavarësisht masave që kemi marrë, në ditët e fundit kemi parë se ato masa nuk janë respektuar. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan”, ka shkruar Zemaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë