Loading…

Zemaj nga QKUK: Spitalet dhe klinikat janë të mbushura, pacientët të kenë trajtimin e duhur

  • 21/11/2020 | 17:00

Zemaj nga QKUK: Spitalet dhe klinikat janë të mbushura, pacientët të kenë trajtimin e duhur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar klinikat e QKUK’së, për të par gjendjen nga afër të hapësirave dhe trajtimin e pacientëve me  Covid 19, duke thënë se spitalet dhe klinikat janë të mbushur me pacientë, shkruan Gazeta Metro.


Zemaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ka kërkuar që pacientët të kenë trajtimin e duhur të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Ai tutje ka bërë të ditur se klinikat dhe spitalet janë të mbushura me pacientë.

“Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës”, ka thënë tutje Zemaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, vizituam klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19. Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës.

Bashkë ia dalim!. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë