Loading…

Zemaj për Kurtin: Ujku do mjegull

  • 11/06/2021 | 16:42

Zemaj për Kurtin: Ujku do mjegull

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti tashmë ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe që patjetër duhet të dialogojë me Serbinë.


Mirëpo, ai ka theksuar se Kurti nuk mund të fshehë deklarimet që ka pasur në kohën kur ishte në opozitë.

Gjatë seancës për dialogun, Zemaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës e ka përfunduar me një fjalë të urtë popullore, derisa ka shtuar se Serbia është po ajo që ka qenë para dy dekadave.

“Thonë ujku donë mjegull, por pse Albini po e donë këtë, mund ta kuptojmë vetëm pas takimit të së martës, të cilin prapë nuk e tha a do të takohet apo nuk do të takohet me Vuçiq”, ka thënë ai. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë