Ish-deputeti nga LDK, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se kjo parti tashmë ka arritur një dakordim për bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Metro.
Në TV Dukagjini, Zemaj bëri të ditur se listat zgjedhore pritet të dorëzohen më 12 maj, ndërsa një pjesë e kandidatëve do të jenë nga lista e Osmanit.
“Mund të jetë rreth 20 anëtarë të rinj nga ajo që propozon, besoj që do të jenë emra që i përshtaten edhe profilit të së djathtës”, u shpreh Zemaj.
Sipas ish-deputetit Zemaj, përgjegjësia për krijimin e listës dhe partneritetet i takon kryetarit të LDK-së./gazetametro.net