Loading…

Zemaj thotë se Vetëvendosje u krijua nga SHIK-u

  • 21/11/2016 | 18:47

Zemaj thotë se Vetëvendosje u krijua nga SHIK-u

 

Debat i ashpër është zhvilluar për të dytën herë ndërmjet deputetës së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj nw Klan Kosova.

Në mesin e shumë diskutimeve Haxhiu dhe Zemaj folën edhe për SHIK-un, ku morën shembull mbledhjen e nënshkrimeve për shuarjen e kësaj organizate ilegale.

Zemaj akuzoi Haxhiun, se ka qenë Vetëvendosje ajo që ka lëshuar sallën dhe ka nxjerrë në publik emrat e deputetëve që kanë nënshkruar, dhe kur kjo Lëvizje bënë gjeste të tilla, deputetët frikësohen të nënshkruajnë.

Krejt ky debat erdhë pas akuzave që Haxhiu drejtoi ndaj Zemajt, për heqjen e nënshkrimit kur Vetëvendosje kërkonte seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.

Ndërsa Zemaj akuzoi VV-në se e ka shtyrë aktivistin e saj Astrit Dehari të vetëvritet.

Haxhiu tha se deklarata si të Zemajt nuk kanë dhënë as SHIK’u dhe ish-drejtuesi i saj Kadri Veseli.

Ndërsa Zemaj deklaroi se vetë Lëvizja Vetëvendosje është krijuar nga SHIK.

“Kadri Veseli është themelues i juaji. Unë kam votuar kundra Kadri Veselit ndërsa ju keni dalë jashtë. Qfarë subjekti politik jeni ju. Kur është bërë iniciativa për ta hetuar SHIK-un, (se kta kanë struktura të SHIK-ut brenda) – këta e kanë qit listën me emrat që e kanë nënshkruar. Qysh me nënshkru atëherë një listë, kur këta i nxjerrin në publik emrat e nënshkruesve”, ka deklaruar Zemaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë