Loading…

Zemaj – VV’së: Vetë e keni shty Deharin të vritet (Video)

  • 21/11/2016 | 12:42

Zemaj – VV’së: Vetë e keni shty Deharin të vritet (Video)

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Legjislacion është karakterizuar me tensione të ashpra në mes deputetit të LDK-së Armend Zemaj dhe deputetes së Lëvizjes Vetevendosje Albulena Haxhiu.

E gjithë përplasja mes Zemajt dhe Haxhiut ndodhi për shkak të deklaratave lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Albulena Haxhiu ka drejtuar akuza tek institucionet e shtetit të cilat i fajëson për “vrasjen e Deharit” ndërsa Zemaj akuzoi VV-në se “e kanë shtyrë njeriun që të vras veten”.

Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Komisioni per legjislacon

Pas këtij debati të ashpër mes Zemajt dhe Haxhiut por edhe mes Haxhiut dhe Selvije Halimit të PDK-së, mbledhjen e kanë lëshuar të gjithë anëtarët e komisionit të partive politike. Zemaj tha se është për të ardhur keq se si një rast i tillë i vdekjes përdoret për politikë.

“Mua më vjen keq pse e bëni dhe pse e keqpërdorni një diçka të tillë, fjala është për thirrje për prokurorin e Prokurorisë themelore Sylë Hoxha, mund të jetë nesër me emër tjetër. Interferimi në raste të veçanta është interferim në drejtësi, thirrja për me raportu nesër mund të…”, ka thënë Zemaj

Ndërsa më pas ka reaguar Haxhiu duke thënë se “e keni kap shtetin e po më flet për ndërhyrje në drejtësi, po a e ke pa si zgjedhën prokurorët dhe gjyqtarët o zoti Zemaj..me telefon të Adem Grabovcit e Kadri Veselit zgjedhën prokurorët e gjyqtarët, ti po më thua ndërhyrje në drejtësi”.

Ndërsa përgjigja e Zermaj ka qenë “deputetë janë ata ti shko thuaju deputetëve mos më thuaj mua”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë