Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës dhe Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, doli në mbrojtje të Vjosa Osmani, teksa presidentja po përballet me sulme, kërcënime dhe linçim publik, pas prishjes së marrëdhënieve me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.
Kusari-Lila tha se gjuha ofenduese, kërcënuese dhe nxitja e urrejtjes ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk kanë asnjë arsyetim dhe është e papranueshme në një shoqëri demokratike.
Ajo shtoi se demokracia duhet mbrojtur përmes argumenteve dhe debatit të shëndetshëm, jo përmes fyerjeve dhe sulmeve personale.
“Gjuha ofenduese, kërcënuese dhe nxitja e urrejtjes ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk kanë asnjë arsyeti”, shkroi ajo./gazetametro.net