Loading…

Zeniti i bën dhuratë Juves

  • 08/12/2021 | 23:09

Zeniti i bën dhuratë Juves

Zeniti befasoi Chelsea në Shën Petërsburg, duke barazuar në kohën shtesë 3-3 dhe duke i zbritur në vend të dytë në Grupin H.


Në takimin e fundit në fazën e grupeve, kampionët e Europës pas 6 takimesh grumbulluan 13 pikë, 2 më pak se sa Juventusi. Ata shkojnë në të gjashtëmbëdhjetat, me frikën se shorti mund t’i vërë përballë ekipeve si Reali apo Bayern.

Goli i parë erdhi nga Verner që realizoi pas 83 sekondash. 36 minuta më vonë barazoi Claudinho e më pas Azmoun kaloi rusët në avantazh.  Në pjesën e dytë, “blutë” e Londrës barazuan falë Lukakut, e më pas sërish me Vernerin festuan golin e tretë në të ‘85. Por festën e Chelsea e prishi Ozdoevi me një goditje të bukur në minutën e 4 shtesë. Rusët vazhdojnë garën në Ligën e Europës.

Ndësa Juvja nuk vuajti shumë në fitoren 1-0 ndaj Malmos në “Allianz Stadium”. Ndeshja u vendos nga Kin, që shënoi në minutën e 18 të lojës. Ndërsa suedezët ishin të paqartë në sulm. “Zonja e Vjetër” krijoi raste goli por golin nuk e gjeti më. Por me rivalë jo të rrezikshëm, menaxhoi avantazhin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë