Loading…

Zëri i Hitler’it duke folur për Shqipërinë (Video)

  • 16/11/2016 | 16:06

Zëri i Hitler’it duke folur për Shqipërinë (Video)

Kryetari i Gjermanisë naziste, Adolf Hitler njihej si një prej oratorëve më të mirë në botë. Ai fliste me pasion për synimet e Gjermanisë së tij dhe gjithmonë ishte i përgatitur para publikut. Kështu, Hitleri nuk lejonte që të filmohej duke folur në biseda private.

Por, më 4 qershor 1942, Hitleri kishte shkuar për vizitë te shefi i ushtrisë finlandeze, Carl Mannerheim, në Finlandë. Burrështetasi finlandez e kishte ditëlindjen dhe Hitleri e shfrytëzoi këtë për të kërkuar nga ai përkrahje në luftën e gjermanëve me Rusinë, pasi operacioni ‘Barbarossa’ kishte dështuar, transmeton gazetametro.com.

Gjatë bisedës mes dy liderëve, ndihmësi i Mannerheim-it e lëshoi aparatin e tij të regjistrimit hapur, duke nxjerrë kështu si rrallë më parë zërin origjinal të Adolf Hitler.

Në incizimin më poshtë, flitet për dështimin e sulmit të Gjermanisë mbi Rusinë, humbjen e italianëve në Afrikën Veriore, në Shqipëri dhe në vendet e ish-Jugosllavisë. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë