Loading…

Zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe baza gjinore

  • 06/12/2016 | 12:56

Zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe baza gjinore

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha gjatë pjesmarrjes së saj në konferencën me temën “Hetimi i dhunës seksuale dhe të bazuar në gjini – Sfidat dhe mundësitë për bashkërendim forenzik” të organizuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë ka thënë se janë të përkushtuar për zero tolerance ndaj dhunës seksuale dhe mbi baza gjinore.

“Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore, duhet të krijohet një qasje më e  mirë, përmes bashkëpunimit ndërmjet akterëve relevant sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i luftojmë këto shkelje të të drejtave të njeriut. Jemi të përkushtuar për zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore”, ka thënë Ministrja Hoxha.

Ministrja shprehet e shqetësuar kur dëgjon numrin e rasteve të dhunës seksuale dhe pikërisht për këtë ekziston një vullnet i madh për ta luftuar këtë dukuri negative.

Ajo theksoi se me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, nga Qeveria është emëruar “Komisioni për kompensimin e Viktimave të Krimit”, si dhe janë përgatitur edhe draftet e udhëzimeve administrative./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë