Zëvendës ambasadori i Holandës, ka vizituar doganën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar se, bashkë me zëvendës ambasadorin Ronald Goldberg, ka qenë edhe Ivan Iliev përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore, të cilët janë pritur nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu.
Komunikata e plotë:
Zëvendës ambasadori Holandez viziton doganën e Kosovës
Prishtinë 8 shkurt 2023, – Doganën e Kosovës sot e ka vizituar zëvendës ambasadori i Holandës z. Ronald Goldberg si dhe z. Ivan Iliev (përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore) të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu.
Gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare. Zt. Llugaliu njoftoj të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit.
Zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve tona të jetë efikas dhe frytdhënës. /gazetametro.net