Loading…

Zëvendësi ia mbyll derën ambasadorit në Londër, s’e lë të futet brenda

  • 08/04/2021 | 08:23

Zëvendësi ia mbyll derën ambasadorit në Londër, s’e lë të futet brenda

Ambasadori i Birmanisë në Britaninë e Madhe ka mbetur jashtë ndërtesës së ambasadës. Raportohet se futjen e tij në ndërtesë e ka pamundësuar zëvendësi i tij, që është angazhuar nga qeveria ushtarake, e cila më 1 shkurt e mori pushtetin përmes puçit në shtetin e Azisë Juglindore.


Që nga puçi ushtarak, ushtria e Birmanisë ka nisur një fushatë të rreptë shtypëse kundër protestuesve që po kërkojnë demokraci dhe është akuzuar për qindra ekzekutime jashtëgjyqësore, torturime e arrestime ilegale.

Ambasadori i Birmanisë në Londër, Kyaw Zwar Minn, nuk është pajtuar me qeverinë ushtarake javëve të fundit, duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqëses civile të zgjedhur në mënyrë demokratike, Aung San Suu Kyi.

“Kam mbetur jashtë. Është një lloj puçi, në mes të Londrës… po e shihni se ata e kanë pushtuar ndërtesën time”, tha ambasadori, duke shtuar se është duke biseduar me Zyrën e Jashtme Britanike për situatën e krijuar,

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë