Loading…

Zëvendësja e Kurtit thotë se përdorimi i termit serb’ tek Asociacioni është problematik

  • 28/01/2023 | 14:45

Zëvendësja e Kurtit thotë se përdorimi i termit serb’ tek Asociacioni është problematik

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi në një intervistë për “Radio Kim”ka folur për çështjen e Asociacionit. Ajo ka treguar se shqetësimi i Qeverisë së Kosovës është përdorimi i terminologjisë “serb” në emrin që do t’i vendoset Asociacionit.


Ajo në këtë intervistë ka thënë se s’është e drejtë të përdoret një term i tillë, meqë nesër mund të kërkohet edhe krijim i Asociacionit të komunave shqiptare, do të kërkohet edhe për ato boshnjake dhe se dikush tjetër mund të kërkojë edhe ndonjë Asociacion tjetër.

Zv.kryeministrja thotë se “komunat janë civile dhe jo të një bashkësie etnike”.

Sipas saj përmes një përkufizimi të tillë etnitë tjera që jetojnë në ato komuna përjashtohet dhe diskriminohen.

Ajo ka thënë se shpreson që një gjë e tillë të riformulohet që të mos krijohet një shtet brenda shtetit si “Republika Srpska” në Bosnje

“Shpresoj se do të riformulohet dhe shpresoj që të mos kemi një shtet brenda shtetit si Republika Srpska në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, e cila ngec çdo proces të Bosnje-Hercegovinës”, ka thënë ajo për “RTV KIM|

Ajo e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të emrit.

“Do të shohim se si do të shkojë procesi i negociatave dhe marrëveshjeve”, ka shtuar tutje.

Rexhepi beson se vizitat e shpeshta të zyrtarëve evropianë dhe amerikanë dërgojnë një mesazh të qartë se Kosova duhet të bisedojë më seriozisht, por edhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë